Vazhdon aksioni i policisë për fundjavën/ Hiqen 73 Leje Drejtimi, 8 persona në pranga

Policia
Typography

Kontrolle të shumta janë bërë në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë, si dhe në të gjitha rrugët e qytetit, me Radar e Drager, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia Rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle të shumta me pika lëvizëse, gjatë fundjavës në të gjitha lagjet e Tiranës, në periferi dhe në autostradë, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe ata që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjatë 72 orëve të fundit janë arrestuar 8 drejtues mjetesh, nga këta:

5 drejtues për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë tërhequr 73 Leje Drejtimi për të dalë në OASH, nga këto:

• 11 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara
• 27 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë.
• 25 Leje Drejtimi për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
• 10 Leje Drejtimi për shkelje të tjera.
Janë kryer 1029 alkool teste, ku ka rezultuar se:
25 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 143 drejtues mjetesh kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejuara, ndërsa 861 drejtues mjetesh kanë rezultuar me 0.00 mg/l.

Po gjatë kontrollit me Radar, gjatë 72 orëve të fundit, janë konstatuar mjete që qarkullojnë me shpejtësi dy apo tre herë më shumë se limiti i lejuar, shpejtësi që ka variuar deri në 213 km/orë dhe në qytet me shpejtësi 122 km/orë.

Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk përdorin rripin e sigurimit, që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, që nuk respektojnë sinjalistikën e semaforit, që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse, apo pa kontroll teknik të mjetit si dhe siguracion.

Në këtë kuadër, janë vendosur :
•135 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit
•167 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit
•34 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse
•13 masa administrative për shkelje të semaforit
•17 masa administrative për mungesë të kontrollit teknik të mjetit
•11 masa administrative për xhama të errët
•104 masa administrative për parakalime të gabuara
Si dhe 1137 masa administrative të tjera të ndryshme.

Janë bllokuar 21 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 masa.

Policia Rrugore e Tiranës ,edhe gjatë javës, do vijojë me intensitet punën , në brendësi të lagjeve të qytetit, për t'ju ardhur në ndihmë banorëve nga parkimet e parregullta, nga bllokimi i rrugëve për autoambulancat dhe zjarrfikëset, për qarkullim të palejuar në korsinë e dedikuar, në autostradë me Radar për shpejtësinë, me Drager gjatë gjithë javës për alkoolin, kontrolle në të gjithë territorin e Tiranës edhe për rrip sigurimi, përdorim celulari, për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi, e për çdo shkelje të Kodit Rrugor, me qëllimin e vetëm atë të parandalimit të aksidenteve rrugore, dhe jo për sasinë e masave administrative.