Qeveria nuk heq dorë: Kuksianët e arrestuar janë kriminelë të rrezikshëm!

Politik
Typography

Qeveria e kryeministrit Edi Rama nuk heq dorë nga mbrojta e taksës prej 5 deri në 10 euro për Rrugën e Kombit.

Në këto momente live në Facebook-un e kryeministrit Edi Rama po flet ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. Ai foli me tone të ashpra në lidhje me dëmet e shkaktuara nga protesta e pak ditë më parë në Rrugën e Kombit, dëm i cili pretendohet të jetë rreth disa miliona euro.

Ndër të tjera, ai tha se të arrestuarit do të marrin dënimin e duhur dhe se ata janë persona me precedentë penal dhe të rrezikshëm për shoqërinë.

"Shpreh keqardhjen e thellë për dhunën barbare, në një objekt publik se pavarësisht se menaxhohet nga një koncesionar privat, rruga është publike dhe i përket shtetit shqiptar.

Kjo dhunë barbare u nxit nga zjarrëvënësit e Tiranës. Në protestë nuk ishte i gjithë populli i Kukësit, por ishte një grup i vogël njerëzirsh të motivuar politikisht, njerëz me precedentë që s’kanë lidhje me protestën dhe tarifën e rrugës.

Janë të nxitur dhe manipuluar politikisht nga ata që e kanë harruar atë cështje dhe kanë kaluar në çështje të tjera sepse synimin e kanë politik se duke mos ardhur në pushtet me votë kanë gjetur forma të tjera për gjija të destabilizuar vendin me shpresën se do kenë mundësi të vijnë në pushtet".