Ish-ministri shpërthen kundër Lusë/ Po ndjek me vëmendje debatin në Amerikë për përfshirjen tuaj në dorëzimin e drejtësisë në duart e qeverisë

Politik
Typography

Ish-ministri i Drejtësisë Manjani i është kundërpërgjigjur ambasadorit amerikan Lu, i cili e përmendi në veprimtarinë e shoqërisë civile për mbrojtjen e komunitetit LGBTI.

“Vetëm pak patën guxim. Igli Totozani, Vasilika Hysi, Olta Xhaçka, ju keni kurajo. Kemi ndjekur Ylli Manjanin, Tritan Shehun dhe Oriola Pampurin. Kini kujdes sepse përfaqësoni edhe elektoratin tuaj.” – tha Lu në veprimtarinë ku po merrte pjesë.

Manjani shkruan në përgjigjen e tij se po ndjek më shumë vëmendje debatin në SHBA për përfshirjen e ambasadorit në dorëzimin e sistemit të drejtësisë së Shqipërisë në duart e qeverisë.

“Në vijim të mos shfokusimit, një përgjigje për Ambasadorin Amerikan që ka më shumë përparsi LGBT:

Edhe unë zoti Lu, po ndjek me vemendje debatin në Amerikë për përfshirjen Tuaj në dorëzimin e Sistemit të Drejtësisë së Shqipërisë në duart e Qeverisë! Kjo është më e rëndësishme! Ndjesë që nuk debatoj dot me ty në Kuvend sepse nuk jam deputet!”