Sulmet në Siri, Presidenti Meta: Shqipëria krah SHBA dhe aleatëve perëndimorë

Politik
Typography

Tirana zyrtare mbështet Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe Francën për sulmet me raketa në Siri, ku objektiv ishin uzinat e prodhimit të lëndëve kimike në qytetet Damask dhe Homs.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar se Trump po mbron jetët e njerëzve të pafajshëm në Siri, të cilët ditët e fundit janë bërë pre e sulmeve me armë kimike nga forcat qeveritare.

Mbështesim nderhyrjen ushtarake te SHBA, Frances e Britanise ndaj arsenalit kimik te regjimit kriminal te Asadit.

Jemi ne krah te aleateve tane dhe mbeshtesim vendosmerine e Presidentit Trump ne mbrojtje te jeteve te njerezve, te te drejtave te njeriut dhe te cdo veprimi i cili jo vetem ndeshkon akte barbare por krijon me shume siguri dhe stabilitet ne mbare boten.

Ilir Meta, President i Rublikës së Shqipërisë
Edhe Ministria e Mbrojtjes dënoi sulmin me armë kimike ndaj popullsisë civile në Siri javën e kaluar, ndërsa në cilësinë e një vendi anëtar të NATO-s theksoi se Shqipëria mbështet operacionet kundër krimeve të Assad.

Shqiperia, si nje vend anetar i NATO-s, i vlereson si te papranueshme perdorimin e armeve kimike, te cilat kane marre jete njerezish te pafajshem. Keto veprime bien ne kudershtim te plote me te gjitha konvetat nderkombetare.

Per kete arsye, Ministria e Mbrojtjes e Republikes se Shqiperise konsideron se, perdorimi i armeve kimike rrezikon sigurine dhe paqen nderkombetare. Ndaj dhe veprimi i SHBA dhe dy prej vendeve anetare te NATO-s eshte pergjigja e duhur ne emer te mbrojtjes se lirive dhe te drejtave themelore te njeriut.

Deklaratë e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë

Ndërsa për Ministrinë për Eropën dhe Punët e Jashtme, "sulmet e sotme nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca janë një përgjigje në kohë ndaj përdorimit, për të disatën herë, të armëve kimike nga regjimi sirian”.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dënon ashpër sulmin me armë kimike, në qytetin e Doumës, Siri, i cili mori jetën e shumë civilëve të pafajshëm, përfshirë gra dhe fëmijë.

Sulmet e sotme nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca janë një përgjigje në kohë ndaj përdorimit, për të disatën herë, të armëve kimike nga regjimi sirian, akt që përbën një krim të rëndë, shkelje të normave ndërkombëtare dhe si e tillë duhet të dënohet.

Nxitësit dhe autorët e akteve të tilla duhet të përballen me drejtësinë dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë krim të tmerrshëm kundër njerëzimit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme beson se një zgjidhje politike është ende e mundshme dhe mbështet çdo përpjekje për këtë qëllim, si mënyrë për t’i dhënë fund konfliktit dhe vuajtjeve të popullit sirian dhe për të sjellë një paqe afat-gjatë dhe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë.