S'ka më pushime jashtë vendit! Rama ua mbledh ministrave të tij

Politik
Typography

Kryeministri Edi Rama dje ka dhënë një lajm të keq për ministrat e qeverisë së tij.

Gjatë fjalës së tij para kryebashkiakëve dhe prefektëve, ai ka deklaruar se ministrat e tij nuk do të lejohen të bëjnë pushimet jashtë Shqipërisë.
Ai tha dje se sezoni turistik do të monitorohet edhe nga ministrat të cilët do të shpërndahen në zona të ndryshme turistike.

"Ne kemi edhe në atë rregullin e brendshëm që asnjë ministër i qeverisë sonë nuk mund të bëjë pushime jashtë shtetit"- tha Rama në mënyrë të prerë.