PD nxjerr pamjet: Si u rrëmbyen në kundërshtim me ligjin kuksianët në mes të natës

Politik
Typography

Partia Demokratike ka publikuar një video, në të cilën duket se si janë arrestuar qytetarët e Kukësit gjatë natës.

Kjo video është bërë publike nga Edi Paloka, i cili tha se qytetarët janë rrëmbyer gjatë natës.
Paloka shkruan se qytetarët e Kukësit janë rrëmbyer në kundërshtim me ligjin në mes të natës, pasi prokuroria ka falsifikuar fletë-arrestet.

“Sot kemi disa prova që tregojnë se qytetarët e Kukësit janë rrëmbyer në kundërshtim me ligjin në mes të natës. asnjë shtet nuk mund ta bëj këtë rrëmbim, por dhe prokuroria ka falsifikuar flet arrestet”, – tha Paloka.