Denoncimi/ "Arben Ahmetaj me të shoqen te Santa Quaranta, flitet se është aksioner"

Politik
Typography

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar dje një denoncim të një qytetari, i cili shkruan se ministri i financave Arben Ahmetaj i bën pushimet te Santa Quaranta e Klement Balilit.

Denoncuesi shkon edhe më tej duke ngritur hipotezën se Ahmetaj është aksioner në këtë resort.


Reagimi i Berishës:

Arben Ahmetaj, alias ministri Zho Zho, kalon pushimet e fundjaves ne resortin e Klement Balilit! Perflitet si bashkaksioner!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Doktor sot isha ne Sarande
dhe kurioziteti me çoj te shihja Santa Quaranten biznesi vazhdon normalisht atje dhe pse pretendohet se eshte mbyllur Ben Ahmetaj me shoqe atje i kalojne fundjavat. Ketu te gjithe flasin se ai eshte aksioner me balilin?!”