Reagon Tahiri: S'më duhet t’i çoj mesazh njeriu, jam nga ata që i bën drejtpërdrejt

Politik
Typography

Flet sërish Tahiri, këtë herë përmes rrjeteve sociale.

Pasi u rikthye në parlament gati pas 6 muajsh dhe pasi pati një ‘përplasje’ më ish-kryeministri Berisha në sallën e Kuvendit, ish-ministri i Brendshëm, foli për gazetarët jashtë dyerve të Kuvendit ku përdori edhe shprehjen e Ramës “nuk ka bir nënë dhe bir kurve të më pengojë”. Ndërkohë Tahiri nuk është mjaftuar me kaq, por ka vendosur të flasë edhe përmes një statusi në Facebook, duke ia kthyer në një farë mënyrë edhe zërave që ai po i jepte një mesazh të koduar edhe Ramës me fjalinë që përdori.

“Kur gjyqin moral ta bën djalli…kështu quhet ajo qe dëgjoj çdo dite nga goja e kujt ka qeverisur 25 vjet duke vrare e duke vjedhur për pushtet. Pas thuajse 6 muajsh, shkova ne Parlament.
Kush e ka marre heshtjen time për dorëzim, është gabuar. Është vetëm respekt për drejtësinë.
Ketë rruge do ndjek me durim. Ndërsa me ketë historinë e mesazheve te koduara qe leshonkam unë, bjerini shkurt. As me duhet ti çoj mesazh njeriu. Dhe po te kem, jam nga ata qe i bën drejtpërdrejtë. Me intereson vetëm e vërteta dhe drejtësia, askush e asgjë tjetër.
E nuk do ndalem!” – shkruan Tahiri.