“Bomba” gjermane: Qeveria Rama 2, po shkon drejt shkatrrimit

Politik
Typography

Në kulmin e “suksesit”, duket se me një shpejtësi të pabesueshme, qeveria Rama 2, po shkon drejt një rreziku të madh.

Radioja më e rëndësishme gjermane në gjuhën shqipe, Dojçe Vele, rrëfen qartë braktisjen që deputetët e Merkelit i kanë bërë ftesës së kryeministrit shqiptar.

Burime nga 360grade.al, dëshmojnë se Rama, është kthyer me shpejtësi në Tiranë, me shenja të dukshme dhe të papërmbajtshme nervozizmi.
Duket se bllokimi kuvendor, që i është bërë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për “Çështjen Tahiri”, nuk është raportuar aspak pozitivisht në Berlin dhe kryeministri, kuptohet qartë, nuk ka pasur informacionin e duhur për këtë.
Tani Ramës i duhet të heqë pengesat parlamentare ndaj ish Ministrit të Brendshëm.
Provoi njëherë ta bënte këtë, pak ditë përpara nisjes për në Berlin, por Sajme “Labi”, e kërcënoi përsëri, duke deklaruar botërisht se: “Ska bir nëne apo bir kurve që më mbyll gojën mua!…”

Rama u tkurr dhe u step. Por tani, pas takimit me Merkel, pohojnë burimet konfidenciale për 360grade.al, kryeministri shqiptar, morri në Berlin, provën e qartë se mbështetja e artë gjermane, nuk egziston më.

A do ta sulmojë Rama, ish ministrin Tahiri?
Tahiri nga ana e vet, “premton” bujshëm se është gati ta marrë me vete dhe se nuk ka ndërmend të kalbet në burg, për llogari të karierës dhe të sukseseve të ardhshme politike të Ramës