Ministrat në panik, Rama e thotë “troç” se kur do bëhen ndryshime në qeveri

Politik
Typography

Kryeministri Edi Rama ka pasur një gjuhë mjaft të ashpër ndaj kabinetit qeveritar duke paralajmëruar ndryshime në rast se ata nuk punojnë siç duhet. Shefi i qeverisë tha se në shtator do të ketë shkarkime dhe emërime të reja.

“Pse thonë njerëzit që ne qeverisim me arrogancë? Cila pjesë e qeverisjes sonë konsiderohet arrogante sepse është e drejtë sepse ne bëjmë reforma të dhimbshëm dhe cila pjesë e qeveris është arrogante me nejrëzit. Këtë ne duam ta ndajmë. Kukësi ishte një mësim shumë i madh për të kuptuar përgjegjësinë tonë dhe për të kuptuar çfarë ne nuk bëmë si duhet dhe çfarë duhet të bëjmë në vijimësi.

Duke u nisur me qëllim të mirë të gjendesh përballë një reagimi që të lë në ballë arrogancën. Që do të thotë që ne nuk duhet të bëjmë ligje pa ua shpjeguar njerëzve. Është detyra jonë t’u themi çfarë po bëjmë.

Është detyra jonë që të garantojmë se vettingun në polici të mos krijojë trubulli mes atyre që janë pjesë e këtyre trupave. Ne po shohim për ndryshime dhe duhet të shohim se kush ministër do largohet në shtator”, tha Rama.

A shtoi më tej, “Ndryshime në qeveri në shtator nëse duhet bërë, do të shohim cilët ministra, ministre, cilët nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje, jo thjesht të tregojnë shifra e statistika, por të kenë vendin e tyre në mendjen dhe zemrat e atyre që na kanë dhënë besim. Do shohim cilët anëtarë të partisë do të largohen nga kryesia dhe cilët janë të rinjtë që duhet të vijnë, si ka punuar sekretariati dhe cilët do vijnë, cilët janë kryetarët e PS që do të ikin, detyra kryesore është bashkëqeverisja, do te kemi votebesim popullor per te gjithe kryebashkiket e PS”.