Zyrtare: Krimet e Rënda rregjistrojnë procedim penal ndaj Adriatik Llallës

Politik
Typography

Ngrihen tre akuza , caktohet prokurori i cështjes. Sot në mesditë Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftoi rregjistrimin e cështjes penale për 3 akuza , shpërdorim detyre, mos deklarim në kufi dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Adriatik Llalla, ish kreu i akuzës në 17 dhjetor la deryrën për tu vënë në lupën e KPK-ës si personi që abuzoi me detyën.
24 orë nga emërimi në postin e kreut të Krimeve të Rënda, Donika Prela caktoi prokurorin dhe lancoi nisjen e hetimeve ndaj Adriatik Llallës për tre, nga 4 akuza për të cilat ai dyshohej.

Prokurori i cështjes Llalla është Kold Braho, i cili ka në dorë hetimin e një prej cështjeve më të nxehta në vend.
Llalla pritet që të dal përpara komisionit të pavarur të kontrrollit për të dhënë shpjegime në lidhje me pasuritë dhe pastërtinë e figurës.