Negociatat, ministri gjerman në Tiranë: Po verifikojmë arritjet e Shqipërisë

Politik
Typography

Ministri i Jashëm Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim me ministrin e Shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane Michael Roth. Gjatë një deklaratë të përbashkët për mediat, Bushati tha se në fokus të bisedës kanë qenë problematikat, lufta kundër korrupsionit dhe terrorizmit.

Ai tha se Gjermania është kritike e rreptë, por edhe partnere sa i përket procesit të anëtarësimit.

“Po verifikojmë arritjet në bashkëpunim me Bundestagun dhe pas kësaj do të pozicionohemi për negociatat. Argumentet për çeljen e negociatave nuk mungojnë, perspektiva për në BE është në interesin jo vetëm të qeverisë shqiptare, por edhe tonin, dhe duhet tua shpjegojmë këtë qytetarëve tanë. E mendoj mjaft mirë se cfarë u është dashur të realizojnë qytetarëve tuaj. Duhet të bëjmë përpjekje të mëtejshme, shteti ligjor, drejtësi e pavarur që do të ishin premisa për investime të huaja të mëtejshme në vendin tuaj. Pres prej qeverisë që të vijojë politikën e reformave, pres edhe prej opozitës të ndërmarrë përgjegjësi për të kontribuar në këto procese. Bisedova dje dhe me Ramën e Xhafajn, ku fokusi i bisedave kanë qenë problematiket lidhur me luftën kundër korrupsionit, terrorizmit, fusha që ne kemi ende pritshmëri për suksese të mëtejshme.

Dje bisedova me Bashën, një bisedë mjaft e mirë, sado që të ketë konflikte në politikat e brendshme që është shenjë e një demokracie të gjallë, në cështje të tilla duhet të kalohet përtej konflikteve për një konsensus të përgjithshëm”– tha ministri Roth.