Video-përgjimi/ Biseda e Agron Xhafajt me trafikantin: Plehrat po na sulmojnë shumë

Politik
Typography

Një përgjim i nxjerrë në dritë nga Partia Demokratike tregoi se edhe pas emërimit të vëllait si ministër, Agron Xhafaj vazhdon të jetë aktiv në trafikun e drogës në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një përgjim audio, ku personi që bisedon me Agron Xhafajn prezantohet si një ish bashkëpuntor i tij në trafikun e drogës në Itali, i dënuar dhe i braktisur nga bashkëpuntorët e tij.

Në kthim, ky person që nuk identifikohet, pranon të bashkëpunojë me autoritetet dhe ka përgjuar bisedën me Agron Xhafajn, të cilit i kërkon rikthimin në tafikun e drogës.

Vëllai i ministrit duket i kujdesshëm në bisedat që bën. Kërkon që kjo të jetë hera e fundit që takohen, duke i kujtuar se vëllain po ia sulmojnë dhe po i përmendin emeirn në publik. është pikërisht ky pohim që tregon se përgjimi është kryer pas emërimit të Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm.

Gjithsesi Agron Xhafaj e drejton trafikantin, bashkëpuntor të drejtësisë tek një person tjetër, me emrin Ermal dhe nga aty, sipas PD, personi ka vazhduar normalisht me trafikun e drogës.