PD bllokon punën në Komisionin e Ekonomisë, 'S'ka negociata me BE me Xhafën'

Politik
Typography

Anëtarët e Partisë Demokratike edhe në Komisioni i Ekonomisë dhe Financave kanë folur për çështjen e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt. Ashtu si në Komisionin e Medias, ata kanë kërkuar që Xhafaj të japë dorëheqjen.

“Si mund ti verifikohet pasuria kur vëllai është Ministër i Brendshëm, si mund të veprojë policia dhe prokuroria kur vëllai ka një funksion kaq të rëndësishëm? Këtë po kërkojmë ne dhe po bëjmë thirrje që Ministri i Brendshëm të japë dorëheqjen dhe ti hapë rrugë drejtësisë Nuk hapen negociatat për anëtarësim me Ministër të Brendshëm të përfshirë në trafik, automatikisht dje duhet të kishte dhënë dorëheqjen”,- ka thënë Edmond Spaho

Më tej Spaho është shprehur, se ata nuk po kërkojmë ne të dënohet Ministri i Brendshëm, me atë merret drejtësia dhe gjykata.

Spaho ka thënë edhe nëse ministri ka frikë se pas kësaj historie do të hapen histori të tjera, nuk është faji i opozitës.