Kryemadhi: Rama ka vdekur politikisht, po pengon negociatat

Politik
Typography

Monika Kryemadhi thotë se kryeministri Edi Rama nuk mund të mbahet më në krye të qeverisë pasi po pengon hapjen e negociatave.

Kryetarja e LSI-së, teksa largohet nga Kuvendi gjykon se Shqipëria po shkon drejt fundit dhe se shefi i qeverisë duhet të futet në burg.

“Tashmë parlamentarizmi është drejt fundit dhe kjo është për shkak të uzurpimit që rilindja i ka bërë institucioneve dhe parlamentin po e çon drejt vdekjes. Rama ka frikë nga përballja me drejtësinë dhe ka vdekur politikisht. Drejtësia do vijë nga populli shqiptar. Dita e sotme tregon kapjen e këtij sistemi dhe kapjen çdo qelize që shqiptarët kanë vite që duan ta mbrojnë. Drejtësinë do ta marrë populli. Kur them këtë është thjeshtë që ta kuptojmë, pasi qytetarët nuk do lejojnë që Rama të prekë të ardhmen e fëmijëve. Rama kishte frikë të vinte sot në Kuvend. Ishte Rama që i nguli thikën Xhafajt. Pengesa për negociatat është Rama.”– tha Kryemadhi.