Koktejlet / Jo vetëm ju dehin por edhe ju shtojnë kg në trupin tuaj

Guzhina
Typography

Koktejlet më të adhuruara gjatë stinës së verës, nga mojito tek margarita, janë bomba të vërteta kalorike me Long island në krye të klasifikimit, që është I barazvlefshëm me dy salcice (wurstel).

Na e kujton këtë gjë, me një seri tabelash, agjensia angleze Eventa që po ashtu e vendos koktejlin Cuba libre në fund të listës, por vec nëse e përgatisni me coca- cola zero. 

 

“Në krye të listës së koktejleve pak të shëndetshme ndodhet Long Island – kujton Eventa- që përmban 720 kalori për cdo gotë. Për tju dhënë një ide, nëse konsumoni dy gota ju keni marrë bashkë me to 60 % të kalorive që I duhen gjatë një ditë të plotë një burri dhe 70 % të kalorive që I duhen një gruaje”. 

 

Me pak distance, me 680 kalori e ndjek Margarita, një gotë me të cilën është e barazvlefshme me një racion rosto vici bashkë me garniturë. Shumë e rëndë është edhe Pina Colada që përmban të njëjtat kalori sa një racion lazanjash. Ndër koktejlet më të preferuara kudo në Europë e nuk bën përjashtim as Shqipëria është padyshim edhe Mojito që është baraz me një fetë pice. Por nuk bëjnë përjashtim as Daiquiri me luleshtrydhe që ka të njëjtat kalori me një racion petullash me mjaltë. 

«Pra nëse po përpiqeni të mbani nën kontroll kaloritë – thonë ekspertët - koktejlet që bashkojnë lëngje frutash, plot sheqer, me superalkoolikë nuk duhet të jenë ndër opsionet tuaja”. 

 

/Boom.al/

boomalbania@gmail.com