WhatsApp do të ndajë të dhënat me Facebook

IT
Typography

 

WhatsApp ka deklaruar që do të filloj shpërndarjen e të dhënave me Facebook dhe do të lejoj disa kompani që t’ju dërgojnë mesazhe përdoruesve, shkruan BBC.

Kjo është hera e parë që kompania ka ndërruar politikat e sigurisë që nga viti 2014, kur edhe është blerë nga Facebook.

WhatsApp tani do të ndajë numrat e telefonit me rrjetin social, që do të mundësoj sugjerime më të mira për shoqëri dhe reklamim.

Sa i përket këtij veprimi një analist ka deklaruar që përdoruesit mund të ndihen të tradhtuar.