Modeli i ri i iOS prezantohet më 13 shtator

IT
Typography

Versioni i fundit i sistemit operativ të Apple iOS 10 do të lëshohet në iPhone dhe iPad më 13 shtator.

Përditësimi i fundit i Apple, iOS 10 do të jetë në dispozicion për shkarkim në iPhone dhe iPad duke filluar nga data 13 shtator. Kjo datë është bërë zyrtare nga vetë kompania Apple.

Versioni i ri i softuerit mobil të Apple, iOS 10 sjell shumë përmirësime në sistemin operativ të Apple.

iOS 10, sjell shumë ndryshime në iPhone/ iPad, duke përfshirë edhe ekranin interaktiv për mbylljen e telefonit, dhe njoftimet me 3D Touch.