Me Google Now mund t'i diktoni mesazhet me zë

IT
Typography

Shërbimi i Andorid, Google Now që prej daljes zyrtare ka lehtësuar shumë komanda në smartfon.

Por, ka pasur edhe mungesat e tij, pasi deri tash ka qenë i integruar vetëm në aplikacionin e vetë kompanisë, Google Hangouts.

Tani, gjigandi teknologjik ka integruar shërbimin edhe në WhatsApp, Viber, WeChat, Telegram dhe NextPlus duke u mundësuar shfrytëzuesve që të dërgojnë mesazhe duke i diktuar ato.

Përdoruesi fillon shërbimin me “Ok Google”, pastaj “Send a WhatsApp message to x(emri i personit)” dhe diktoni përmbajtjen e mesazhit.

Për momentin shërbimi funksionon vetëm në gjuhën angleze, por pritet që shpejtë të jetë i shfrytëzueshëm edhe në gjuhët tjera.