Smartfonët do të vdesin. Cfarë vjen pas tyre ?

IT
Typography

Një ditë, edhe pse jo kaq shpejt, por më shpejt se ne mund të imagjinojmë, telefonat e mençur do të zhduken, në të njëjtën mënyrë siç janë zhdukur, pejxherët apo makinat e faksit para tyre.


Edhe pse jemi të paktën një dekadë larg nga ajo ditë, bazat për zhdukjen e sigurtë të smartfonëve tashmë i kanë vënë Elon Musk, Microsoft, Facebook, Amazon dhe qindra e mijëra biznese të reja në mbarë botën. Dhe çfarë do të ndodhë kur ata me të vërtetë nuk do të jenë më …
Nëse e shikojmë një smartfon nga një kënd tjetër, mund të vijmë në përfundimin se ai është, në fakt, pajisja që është formuar plotësisht në modelin e kompjuterëve desktop, sepse ka një monitor, tastierë dhe “mouse” (touch-screen). Smartfonët më moderne kanë shumë karakteristika të reja dhe aplikacione, ekran më të mirë dhe kamera, jetën më të mirë të baterisë, pajisje VR, kontrollin me zë, asistentin personal … por ata janë në fakt shumë larg nga diçka krejtësisht revolucionare.
Në anën tjetër, startapët e vegjël, por edhe kompani të mëdha çdo ditë hedhin në treg shumë produkte të reja që kanë disa, ose të gjitha, mundësitë që këto pajisje ofrojnë. Edhe pse arrijnë sukses relativisht të kufizuar komercial, mund të pritet që pajisjet të tilla si Amazon Echo, Sony PlayStation VR ose Apple Watch do të ketë gjithnjë e më shumë.
Në afat të mesëm, mund të presim që të gjitha këto pajisje “eksperimentale”, dhe teknologji të reja në fazat e hershme të zhvillimit, do të fillojnë të shkrihen në diçka që do të na japë, në thelb, diç që do të jetë e njohur, por ajo mund dalë diçka krejtësisht e ndryshme .
Për shembull, Microsoft, Facebook, Google, Magic Leap (i mbështetur nga Google), do të punojnë së bashku pë rnjë pajisje të veçantë për realitetin virtual, e cila do të jetë në gjendje për të dizajnuar objekte 3D direkt në syrin e njeriut. Ka zëra se Apple është duke punuar në diçka të ngjashme.

boom.al

boomalbania@gmail.com