Operacione plastike jo vetëm tek njerëzit, macja që bëri ndërhyrje kirurgjikale

Kafshe
Typography

Një mace e cile ka lindur me një pjesë të çarë në gojë, ka gjetur dashurinë dhe pranimin në internet pas një operacioni për të zgjidhur problemin e saj.

 

Sarah Ross, e cila e zotëron macen ka thënë se ka vendosur të ndihmojë macen e saj me një kirurgji për t’i shpëtuar jetën asaj.

 

Sara, ka postuar fotografitë e maces në rrjetet sociale në lidhje me operacionin e saj, dhe fitoi me mijëra pëlqime në internet.

 

“U deshën dy operacione që t’i rregullohet terësisht goja e Norris, dhe tani ajo është një mace e lumtur dhe e shëndetshme”, tha Sara për MailOnline. transmeton Klan Kosova.

 

“Ne e dinim menjëherë kur pamë se ajo kishte një pjesë të madhe të zhdukur në gojën e saj, dhe do të ishte e pamundur të ushqehej nga nëna apo edhe nga një shishe standarde”.

 

/Boom.al/

boomalbania@gmail.com