A e shpëtojnë jetën e njerëzve eksperimentet që bëhen me kafshët?

Kafshe
Typography

Shumica e gjerave të cilat prodhohen në të mirën e njerëzimit, fillimisht testohen te disa kafshë.

Kjo thuhet se shpëton shumë jetë njerëzish. Por nëse do të bënim bilancin vjetor se sa kafshë sakrifikohen apo edhe ngordhin mbas këtyre eksperimenteve, shifrat janë të frikshme. Organizata botërore e cila mbron të drejtat e kafshëve PETA, shpesh ka bërë thirrje për ndalimin e këtyre eksperimenteve, duke krijuar fushata të ndryshme sensibilizuese.

Në një mesazh të fundti të PETA-s, bëhet thirrje që më e mira për njerëzit do të ishte të sensibilizoheshin se si duhani apo alkooli I dëmtojnë, se si pakujdesia ndaj mjedisit është e dëmshme për ta, apo edhe shumë ilaçe të tjera që përdorin vijnë si pasojë e jetës së pakujdesur. Nëse njerëzit do të ishin më të ndërgjegjshëm ndaj këtyre gjërave, kjo do të ishte më e dobishme se sa sakrifikimi i mijëra kafshëve.

 

/Boom.al/

boomalbania@gmail.com