Këshilla se si të kujdeseni për qenin tuaj gjatë pranverës

Kafshe
Typography

 

Pranvera është stina e preferuar e qenve pasi kanë mundësi të dalin më shpesh, dhe ndryshe nga stinët e tjera nuk kanë ftohtë ose vapë.

Por pranvera ka edhe problematikat e saj, pasi insektet fillojnë të shumohen dhe ashtu sikurse ne, edhe qeni juaj mund të preket nga këto pickime. Por edhe vaksinimi apo ushqimi ka nevojë për përkujdesjen e duhur. 

Si fillim ju duhet të siguroheni që qeni juaj të ketë ilaçin e përshtatshëm kundër pickimit të insekteve, pasi kështu mund të parandaloni ndonjë infeksion të mundshëm. Veterineri juaj mund t’ju a sugjerojë kë më së miri. Një tjetër problematikë është edhe pastëria e qenit tuaj, pasi me shtimin e të dalurave, shtohet edhe doza e larjeve. Kujdes me produktet që përdorni për të larë qenin tuaj. Nëse dëshironi ta lani çdo ditë, përdorni vetëm ujë. 

Pranvera gjithashtu është një periudhë e mirë që të siguroheni për datat e sakta të vaksinimit. Çdo vaksinë duhet bërë në kohën e duhur, çdo vit. 

Për sa i përket ushqimit, sigurohuni që qenit tuaj mos t’i mungojë kurrë uji. Hidratimi është i nevojshëm edhe për kafshët.

 

/Boom.al/

boomalbania@gmail.com