Dëshironi një qen? Zbuloni se cila është rraca që i përshtatet karakterit tuaj

Kafshe
Typography

Qentë janë shumë të ndryshëm nga njëri tjetri ashtu si edhe njerëzit.

Në momentin e parë që ju vendosni të merrni një qen në familjen tuaj fillimisht duhet të informoheni më tepër rreth karakteristikave të rracës që preferoni dhe se a i përshtatet ambjenteve të banesës tuaj. 

Maltese – Rraca Maltese, është shumë e përshtatshme për njerëzit e dashur dhe delicate. Ata janë të vegjël dhe shumë lozonjarë. Sigurisht femrat do ishin më të kënaqura me këtë rracë pasi u vjen për shtat ëmbëlsisë së tyre. Maltese janë të përshtatshëm për apartamente apo ambjente të vogla. 

 

 

Golden Retriver – Këta qenë janë shumë energjik, të dashur dhe për më tepër shumë inteligjentë. Golden-at shpesh përdoren si qen shoqerues për personat me aftësi të kufizuara për shkak të instiktit të zhvilluar. Nëse ju doni një qen besnik të dashur dhe shumë energjik zgjidhni një golden. Por kujdes këta lloj qensh kërkojnë ambjent të madh, aq më mirë nëse ka oborr. 

Poodle – Kjo lloj rrace franceze, shpesh është përdorur nga klasat e larta të shoqerisë kohë më pare. Për shkak të pamjes së tyre mjaft klasike dhe qendrimit delikat ata konsiderohen si qen femëror. Por kjo lloj rrace ka nevojë për shumë dashuri dhe vëmëndje. Poodle janë qen shumë besnik dhe gjithashtu të dashur me fëmijët. Përshtaten për familjarë dhe mund të qendrojnë në apartament. 

 

Pastori Gjerman – Ky qen kaq inteligjent dhe mjaft i përdorur nga shërbimet policore apo ushtarake. Kjo për shkak të vigjilencës dhe inteligjencës së tij. Pastori Gjerman është një qen mjaft besnik dhe i devotshëm. Kujdes nuk është shumë qen social por për të zotin e tij mund të jetë qeni më i dashur në botë. U përshtatet personave me karakter të fortë. Pastori Gjerman kërkon ambjent të madh dhe me oborr, dhe sigurisht shumë stërvitje.

 

 

/Boom.al/

boomalbania@gmail.com