Tesla do të prodhoj vetura vetë-drejtuese

Makina
Typography

Prodhuesi i makinave elektrike Tesla, ka deklaruar që të gjitha veturat tash e tutje do të kenë pjesë të integruar të cilat mundësojnë ngasjen e tyre tërësisht vetëm.

Megjithatë edhe pse është bërë prezantimi i kamerave, senzorëve dhe radarëve, nevojiten disa vite derisa makinat të jenë në gjendje të funksionojnë tërësisht të pavarura.

Tesla ka paraqitur sistemin e autopilotit vitin e kaluar, duke mundësuar disa funksione të vetë-kontrollit në makina.

Ndërsa gjiganti i makinave, do të ndaloj përkohësisht sistemin autopilot në veturat e reja, në mënyrë që të krijohet mundësia për testimin e sistemeve të reja.