Range Rover Sentinel, fortesa mbi rrotë

Makina
Typography

Range Rover vjen me modelin më të ri të quajtur ndryshe fortesë mbi rrotë.

Kjo mund t'i takonte edhe filmave të James Bond, pasi makina është e blinduar por jo vetëm kaq, ajo mund të i rezistoi edhe një shpërthimi me 15 kg tritol, duke u bërë kështu rojtari juaj.

Kjo makinë nuk ndjen as nuk shqetësohet nëse poshtë apo sipër saj shpërthen ndonjë predhë, shkruan Mirror.

Në rast aksidenti apo sulmi, pasagjerët që gjenden brenda mund të dalin nga një sistem emergjence nga sediljet prapa.

Serbatori i kësaj makine kyçet vetë ndërkohë mund të lëvizë kollaj edhe me gomë të pëlcitur paksa, ndërsa ajo më e çuditshmja është se dritarja në anën e shoferit hapet vetëm 100mm, aq sa për të futur ndonjë dokument.