Skandali/ Mitsubishi Motors pranon që ka falsifikuar testet për karburant ekonomik

Makina
Typography

Janë falsifikuar të dhënat për më shumë se 600,000 vetura të shitura në Japoni sa i përket karburantit ekonomik, ka pranuar Mitsubishi Motors, shkruan BBC.

 

Të dhënat për presionin e rrotave janë falsifikuar nga punonjësit në mënyrë që të ndikojnë pozitivisht tek kilometrazhi, ka deklaruar kompania.

 

Rreth 470,000 vetura nga Mitsubishi të bëra për Nissan kanë qenë të ndikuara nga kjo cështje e cila është bërë publike nga Nissan pasi që ka gjetur parregullsi.

 

Ky lajm ndikoi që aksionet në Mitsubishi, të përjetojnë ulje për 15% në Japoni.

 

“Gabimi i bërë ishte i qëllimshëm. Është e qartë që falsifikimi është bërë që kilometrazhi të dukej më mirë. Mirëpo pse e kanë bërë një gjë të tillë është ende e paqartë” deklaroi presidenti i Mitsubishi Motors, Tetsuro Aikawa, në një konferencë te mërkurën në Tokio.

 

/Boom.al/

boomalbania@gmail.com