17 informacione që nuk i keni ditur për trupin tuaj

Shendeti
Typography

E dini sa pështymë prodhoni çdo dite? Po sa metra flokë rriten gjate gjithë jetës? Sa kohe do kaloni ne gjumë gjate gjithë jetës tuaj? Po duke bere dashuri? Trupi i njeriut është i mbushur me sekrete qe ne po ua zbulojmë.

1. E dini se çdo dite trupi prodhon 1,5 litër pështyme, pra rreth 40.000 litra gjate gjithë jetës? Ne fakt pështyma është shume e nevojshme për mbijetesën pasi ajo e bën me te lehte gëlltitjen, tretjen, ndihmon ne pastrimin e gojës dhe luan rol te madh ne shijim.

2. E dini se thonjte e dorës rriten 3,5 milimetër ne muaj, pra tre here me shume sesa thonjte e këmbës? Gjate gjithë jetës gjatësia e thonjve nëse do te mblidhej do arrinte rreth 3.36 metra.

3. E dini se mesatarisht njeriu ka nga 100.000 deri ne 150.000 dije floku dhe kjo varet nga ngjyra e flokut dhe origjina etnike? Biondet për shembull kane me shume flokë se brunet dhe gjate gjithë jetës gjatësia e rritjes mund te arrije 10 metra.

4. E dini se edhe hunda e veshët ndryshojnë madhësinë gjate jetës? Me kalimin e viteve ato rriten për shkak te humbjes se elasticitetit te lëkurës. Veshët për shembull rriten me 0,22 milimetra ne vit pra afërsisht 1 centimetër ne 50 vite.

5. E dini se lotët mbahen neper disa xhepa pre 0,425 mililitra poshtë çdo syri? Gjate jetës derdhen rreth 80-100 litra lot.

6. E dini se gjate gjithë jetës ne kalojmë rreth 25 vite duke fjetur?

7. E dini se gjate ciklit menstrual një femër humb mesatarisht 35ml gjak, pak a shume sa nje filxhan kafeje?

8.E dini se mesatarisht njerëzit gjate gjithë jetës bëjnë thuajse 49 dite dashuri? Kuptohet nëse mblidhen minutat dhe orët e kaluara me partnerin.

9. E dini se gjate gjithë jetës ne humbasim rreth 18km lëkurë? Ne fakt epiderma rigjenerohet plotësisht çdo muaj.

10. E dini se mushkëritë përmbajnë me shume se 300.000 milion kapilare?

11. E dini9 se brenda nesh, me sakte ne gjakun tone gjendet rreth 0,2mg ar? Do duhej gjaku i rreth 40.000 personave për te krijuar një bizhuteri rreth 8 gram.

12. E dini se zemra e njeriut rreh mesatarisht 100.000 here çdo dite pra rreth 30 milion here ne vit?

13. E dini se kur një njeri teshtin shpejtësia e ajrit te dale nga hunda mund te arrije shpejtësinë 166km/h? Shpejtësia e ajrit nga kolla arrin 100km/h.

14. E dini se kur buzëqeshim vëmë ne lëvizje jo me pak se 36 muskuj? Kjo është një arsye me tepër për te mos reshtur se buzëqeshuri.

15. E dini se ne trupin tone gjendet rreth 100.000 miliard baktere, pra rreth 2 kilogram? Ne fakt te gjitha këto janë te nevojshme për trupin.

16. E dini se syri jone mund te dalloje deri ne 10 milion ngjyra te ndryshme?

17. E dini se zorrët janë si një tru i dyte? Nëse ndonjëherë ju duket sikur drejtoheni nga stomaku, nuk e keni gabim plotësisht. Zorrët tona përmbajnë rreth 200 milion qeliza nervore te cilat ndikojnë tek organizmi, tek humori dhe tek emocionet tona.


boom.al
boomalbania@gmail.com