Ndikimi që ka ngjyra e dhomës së gjumit në jetën tuaj

Shtepia
Typography

Në momentin që zgjidhni ngjyrën e përshtatshme për dhomën tuaj të gjumit, mos mendoni vetëm për mënyrën se si ajo do të duket.

Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi se kjo ngjyrë ndikon edhe në aspekte të tjera të jetës, si marrëdhëniet seksuale apo simulimi i gjumit të rehatshëm. Nëse doni të dini se çfarë efektesh ka secila ngjyrë, në këtë artikull kemi marrë vetëm ngjyrat pranverore, duke qënë edhe më relaksueset. 

Ngjyra mente : Njerëzit të cilët zgjedhin ngjyrën mente për dhomën e tyre, bëjnë gjumë më të rehatshëm se njerëzit e tjerë. Është vërtetuar se ngjyra mente simulon qelizat relaksuese të syrit tuaj, dhe në këtë mënyrë gjumi do të jetë më i qetë. Mentja gjithashtu lidhet ngushtë me qetësinë. Ajo ndikon në uljen e presionit të gjakut dhe rrahjet e zemrës. Kjo vlen për të gjitha ngjyrat e çelta të kësaj familjeje, si bojëqielli, dhe gurëkali. Njerëzit që kanë këtë ngjyrë shprehen se zgjohen më të lumtur dhe më të relaksuar në mëngjes. 

Ngjyra e verdhë : Edhe ngjyra e verdhë ndikon mjaft mire në një gjumë të qetë dhe relaksues. Mbas ngjyrës mente ajo zë vendin e dytë në këtë kategori. Familja e ngjyrave të verdha siç është ngjyra e kremit apo pana simulojnë sistemin nervor duke na dhuruar një gjumë të rehatshëm. 

Ngjyra e argjendë : Njerëzit që zgjedhin këtë ngjyrë për dhomën e tyre të gjumit, janë shumë të dhënë mbas jetës luksoze. Efektet që kjo ngjyrë shkakton duket se është motivimi për t’u ushtruar. Ata që merren me stërvitje apo me një jetë sportive, kjo ngjyrë do të ishte idealja pasi motivimi për t’u ushtruar do të jetë edhe më i madh. 

Ngjyra portokalli : Nuancat e portokallisë janë të ngrohta dhe relaksuese, sidomos për ata njerëz që preferojnë të konsumojnë shumë ushqim gjatë darkës. Nuancat e portokallisë ndihmojnë në relaksimin e kockave të cilat janë esenciale për një gjumë të rehatshëm. 

Ngjyra kafe (e hapur): Romantikët le të mbajnë shënim. Ngjyrat si kafja e hapur simulojnë jetën tuaj seksuale. Çiftet që përdorin këtë ngjyrë thuhet se bëjnë seks rreth 3 herë në javë dhe ky ishte numri më I lartë krahasuar me çdo ngjyrë tjetër.

 

/Boom.al/

boomalbania@gmail.com